Pa Jokiçin nuk ka fitore, Denveri turpërohet nga Minesota!

NBA ka dhuruar një mbrmje surprizash të mëdha. Të gjitha parashikimet u rrëzuan, pas humbjeve që shënuan të gjitha skuadrat pretendente në Konferencën e Perëndimit. Pa Nikola Jokiç, kryesuesit e Denveri dhanë fund serisë pozitive, duke u mundur nga Minesota me diferencën e thellë prej 30 pikësh në rezultatin e përgjithshëm 128-98. Njëriui fitores për vendasit ishte D’Anxhelo Rasëll, që mbylli ndeshjen me dy shifra dopjo, 18 pikë dhe 10 asist. Pavarësisht humbjes, Denver ruan vendin e parë në Perëndim falë 37 fitoreve në këtë sezon të NBA. Nuk bën më mirë as Memfis, që dhuron një tjetër suprizë me humbjen 103-106 përballë Toronto. Një tjetër disfatë që konfirmon periudhën negativbe të Grizlis, që jetojnë disfatën e tetë në nëntë ndeshjet e fundit.  Në mbrëmjen e të papriturave në basketbollin amerikan kanë “rënë” edhe Sakramento e Filafdelfia.  Kings u mundën me rezultatin e thellë 136-104 nga Nju Orlins, ndërsa Filadelfia u dorëzua me 11 pikë diferencë përballë Nju Jork Niks. Ndërkohë, fitore siguruan në sfidat e tyre Klivlend dhe Orlando.

Sfidanti.al