Kryeqyteti i Maqedonisë, Shkup, do të jetë mikpritës i Superkupës evropiane, më 2017, një ndeshje që me siguri do t’i vëjë në një lëvizje të madhe njerëzit e Federatës maqedonase të Futbollit, pasi do të duhet që të rinovohet stadiumi kryesor dhe, sigurisht, që të prezantohet sa më mirë trofeu i lartpërmemendur që, tanimë, ka mbërritur në Shkup. Sikurse dihet, ky trofe do t’i jepet ekipit që do të fitojë në ndeshjen e Superkupës së Evropës që do të zhvillohet, më 8 gusht 2017, në stadiumin “Telekom arena” (ish-“Filipi II”) të Shkupit.
Federata maqedonase ka ftuar të gjithë dashamirët e e futbollit që të marrin pjesë në të gjitha veprimtaritë që do të organizohen lidhur me trofeun e lartpërmendur, për të cilin do të konkurrohet mes ekipit që do të fitojë Ligën e Kampioneve dhe atij që do të fitojë Ligën e Evropës. “Qytetarët e rinj dhe të rritur të vendit tonë do të kenë mundësinë që ta përjetojnë me kënaqësi këtë aventurë unike”, vë në dukje Federata e Futbollit të Maqedonisë që trofeun e Superkupës së Evropës do t’ua prezantojë, për herë të parë, tifozëve në veprimtarinë “Grassroot”, më 18 mars, gjatë të gjithë ditës, në sheshin e madh para “Shtëpisë së futbollit” më Shkup.
sfidanti.al