Që pas Kalçopolit në 2006, ai është i dënuar që të mos shkelë në një stadium futbolli. Historia e “topkëmbës” e Luiçiano Moxhit duket se ka përfunduar një herë e mirë, por gjithsesi drejtuesi i vjetër i Juventusit nuk paska hequr dorë. Moxhi paska gjetur mënyrën për të hyrë në “Maradona”, aty ku ka qenë drejtues disa dekada më parë. Kjo paska ndodhi në ndeshjen Napoli-Juventus për Shpresat. Nuk dihet nëse është mërzitur apo gëzuar nga rezultati, porse në Itali ka nisur zhurma. Prokuroria e Federatës Italiane të Futbollit ka hapur një hetim.
Sfidanti.al