Një tifoze skoceze tregon gjoksin në transmetimin direkt në TV italian!

Gazetari nga Apeninet mund të ketë provuar shumë në karrierë, por asnjëherë diçka të tillë. Ndërsa ai po raportonte direkt për televizionin “SportItalia” në Milano kur atij iu afruan dy tifoze skoceze. Njëra prej tyre, që u prezantua si Natasha, e shtangu gazetarin Tankredi Palmieri duke i thënë se do t’i tregonte një tatuazh që kishte bërë në gjoks për ekipin e tij të zemrës, Hartsin e Midlotianit. Gazetari nxitoi ta mbulonte me dorë gjoksin që ajo nisi të zbulonte, ndonëse mund të ishte shqetësuar më pak sepse Natasha nxorri më pak sesa në një film erotik. Tatuazhi ishte bërë pas fitores 5-1 të Hartsit ndaj Hiberniansit.

Sfidanti.al