Sulmuesi francez është përmendur si alternativë për ofensivën në “Alianc Arena” dhe tregoi se është një kandidat shumë i rëndësishëm. Randal Kolo Muani ishte autor i golit të barazimit për Ajntrahtin e Frankfurtit në ndeshjen e Bundesligës në fushën e Bajernit, rezultat që i jep moral dhe besim miqve, dhe trondit jo pak bavarezët. Leroi Sane shënoi për vendasit pas krosimit të Tomas Mylerit, por pas pushimit Bajerni u duk më konfuz dhe i lodhur. Në një mbrëmje të ftohtë nmë Mynih, futbollistët bavarezë sikur nuk ishin vetvetja. Ndoshta do të mendojnë për Kolo Muaninë, ndonëse kjo do të mbetet për në verë, ndërsa Bajerni duhet të reagojë sepse renditja është shumë e ngjeshur. Ekipi i trajnerit Nagelsman kryeson me 37 pikë, Unioni i Berlinit ka 36, Lajpcigu 35, Frajburgu 34, Frankfurti 32 dhe Dortmundi 31, por me një ndeshje më pak.
Sfidanti.al