“Raketa” ndez “motorët” Në Turqi, Odise Roshi dy asiste për veten dhe kombëtaren!

Një tjetër lojtar i përfaqësueses ishte i dalluar në ndeshjen e fundit. Odise Roshi shkëlqeu në Ligën e Dytë të Turqisë për ekipin e tij, Sakariaspor duke qenë protagonist i madh në fitore. Futbollisti 31-vjeçar i krahut ishte autor i asisteve për të dy golat në suksesin 2-1 ndaj rivalit Altinodru. Me këtë formë ai padyshim që kërkon një vend në kombëtare nga trajneri i ri Silvinjo, pasi e humbi pozicionin e titullarit për shkak të skemës 3-5-2 të Edi Rejës.

Sfidanti.al