Maji i vitit të kaluar ishte i hidhur, dhe publiku nuk e ka harruar. Përtej të gjitha kremtimeve për kupat dhe superkupat, tifozët e Interit do të donin një kremtim të vetëm, atë për Serinë A. Kush mund ta harrojë harenë në 2021 kur nën drejtimin e trajnerit Antonio Konte u fitua kampionati, diçka që me Inzagin për momentin duket e pamundur. Vjet, zikaltërit bënë “vetëvrasje”, ndërsa këtë herë duket se asgjë nuk mund ta ndalojë Napolin për të rikthyer kohët e arta të Maradonës. A mundet që Inzagi ta motivojë ekipin për të fituar të paktën në 2023-2024? Duket shumë larg, ndërsa përkrahësit nuk do të kënaqeshin vetëm me kupat.
Sfidanti.al