Jokiç mbërrin Lerri Bërdin dhe Mexhik Xhonsonin

Talenti i madh nga Serbia vazhdon me spektaklin e tij në NBA dhe po kthehet në mjeshtrin e vërtetë të tripëll dabëllave. Me 34 pikë, 12 topa në tabela e 10 asistë, e duke humbur vetëm një gjuajtje nga loja, Nikola Jokiç jo vetëm ndihmoi Denverin të fitonte 122-113 ndaj Portlendit, por edhe u barazua me legjendat amerikane Lerri Bërd dhe Mexhik Xhonson, që kanë pasur nga 17 tripëll dabëlla me të paktën 30 pikë të shënuara. Kjo, për vendin e 7-të në këtë renditje për të gjitha kohët.

Sfidanti.al