Kriza nuk largohet me një fitore 1-0, por gjithsesi është më mirë të kesh sukses sesa të humbësh sërish. Liverpuli kaloi në raundin e katërt të Kupës së Anglisë pasi fitoi 1-0 ndeshjen e përsëritur ndaj Uolvesit në stadiumin “Molino”. Kjo, pasi sfida e parë në “Anfild” kishte përfunduar në barazim. Të besuarit e Jurgen Klopit lanë pas në një farë mënyre një periudhë të zezë në të cilën kanë zbritur shumë në renditjen e Premier Ligës dhe rrezikojnë edhe kualifikimin për në Champions sezonin e ardhshëm. Uolvesi luftoi fort, por gjithsesi Liverpuli e meritoi dhe do të ndeshet me Brajtonin në raundin e katërt, pikërisht ndaj etij ekipi që e mundi 3-0 në kampionat fundjavën e kaluar.
Sfidanti.al