Marko Rojs mund të mbyllë një epokë tek Borusia e Dortmundit

Kontrata e kapitenit përfundon dhe ai nuk ka qenë shumë me fat për shumë vite me radhë. Marko Rojs, një nga lojtarët më të talentuar të Gjermanisë në brezat e fundit, duket se do të largohet nga Borusia e Dortmundit dhe destinacioni mund të jetë ndoshta Mançester Junajtidi. Agjenti i tij u pikas në “Old Traford” në derbin e fituar ndaj Sitit dhe padyshim që pati spekullime për të ardhmen e futbollistit, që humbi Botërorin sërish për shkak dëmtimi. Nuk dihet nëse trajneri i “djajve të kuq”, Ten Hag, do të investonte për një “veteran të plagosur”, ndonëse Rojsi mbetet një yll nëse është në gjendje të mirë fizike.

Sfidanti.al