Donçiç fiton duelin me Lebronin, Dallasi fiton në Los Anxhelos

Ka pasur ulje-ngritje këtë sezon, më shumë për shkak të nivelit të skuadrës, ndërsa nga ana personale është në majë. Luka Donçiç mbetet shënuesi më i mirë i NBA-së për këtë sezon, dhe aftësinë e tij e tregoi edhe në sfidën tepër të vështirë të Dallasit në Los Anxhelos ndaj Lejkërsave. Ylli slloven realizoi një tjetër tripëll dabëll (të 56-in në karrierë), shmangu humbjen në fund dhe pastaj udhëhoqi ekipin drejt fitores 119-115 pas kohës shtesë. Donçiç shënoi tripikëshin që barazoi ndeshjen kur kishin mbetur 47.8 sekonda deri në fund të kohës së rregullt, ndërsa shënoi 35 pikë gjithsej, duke u shtuar edhe 14 topa në tabela e 13 asistë. Lebron Xhejmsi, në kërkim sa më shpejt të rekordit të Xhabarit, ishte më i miri për Lejkërsat me 24 pikë, 16 topa në tabela, 9 asistë e 2 vjedhje topi, por gaboi shumë në gjuajtje: 9-28 nga loja dhe 0-7 për tri pikë!

Sfidanti.al