Jokiç humb tripëll dabëllin për një asist, por fiton ndeshjen

Denveri mundi Feniksin thellësisht 126-97 dhe përfitoi nga mungesa e yjeve Devin Buker e Kris Pol, ndërsa lojtari më i mirë i NBA-së në dy sezonet e fundit sërish e tha fjalën e tij. Nikola Jokiç mbeti vetëm 1 asist larg tripëll dabëllit, duke shkëlqyer me 21 pikë, 18 topa e 9 asistë, ndërsa luajti vetëm rreth 28 minuta. Talentit serb i mjaftuan edhe vetëm kaq, nëse po të kishte qenë në parket më gjatë padyshim që do ta kishte arritur tripëll dabëllin. Gjithsesi, Denveri synon titullin dhe nuk mund ta mbilodhë kapitenin, aq më tepër kur Feniksi kishte mungesa të mëdha. Kryesimi në Perëndim vazhdon i palëkundur, ndonëse edhe Feniksi nuk heq dorë.

Sfidanti.al