Arrihet akordi dhe Atletiko e Madridit do të marrë 9 milionë paundë nga huazimi. Zhoao Feliks, i vlerësuar si një nga talentet e mëdhenj të futbollit portugez dhe botëror, do të synojë ta shpëtojë karrierën nga Anglia, ku do të bashkohet me Çelsin. Gjithçka ka përfunduar dhe sulmuesi është prezantuar si lojtar i Bluve të Londrës, të cilët kanë pësuar dëmtime të mëdha kohët e fundit, mes të cilëve edhe sulmuesi shqiptar, Armando Broja. Pritet të mësohet se cila do të jetë e ardhmja e sulmuesit që ndodhet tek Çelsi, Obamejang, i cili nuk ka mundur të justifikojë pritshmëritë dhe flitet se mund të kthehet në Spanjë.
Sfidanti.al