Rekord negativ historik i Realit: Pa spanjollë në formacion në Vijarreal!

Nuk kishte ndodhur kurrë në 121 vjet, por ja që do të ndodhte një ditë. Reali i Madridit vendosi rekordin historik, që mund ta cilësojmë negativ, duke mos pasur asnjë lojtar spanjoll në formacionin bazë për një ndeshje të kampionatit. As nuk është imagjinuar që “merengesit” të bënin diçka të tillë në çfarëdo aktiviteti, por ngjau me zgjedhjet e Karlo Ançelotit në sfidën në fushën e Vijarrealit. Lojtarët spanjollë, që ishin grumbulluar për këtë duel, ishin në stol dhe pikërisht Lukas Vaskez, Asensio, Sebajos, Naço, Vajeho dhe Luis Lopez, ndërsa Karvahal ishte i dëmtuar, ashtu si Odriozola. Tre ishin francezë, dy brazilianë, dy gjermanë, një kroat, një uruguajan, një belg dhe një austriak.

Formacioni i Realit (4-3-3): Kurtua, Mendi, Militao, Rydiger, Alaba, Çuameni, Kros, Modriç, Valverde, Vinisius, Benzema.

Sfidanti.al