Josko Gvardiol: Liverpuli është ekipi i ëndrrave të mia!

Kartoni i tij ka vlerë tepër të madhe, dhe thuhet se Lajpcigu do të kërkojë ndoshta 100 milionë euro për të. Joshko Gvardiol, pavarësisht se e pati pisk ndaj Lionel Mesit në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, cilësohet si një nga mbrojtësit më të mirë në qarkullin, ndërsa duket se e ka një dëshirë të qartë. “Liverpuli është ekipi i ëndrrave të mia, – thotë kroati, – ndonëse vjet isha shumë pranë kalimit tek Çelsi”. Gvardiol beson se nuk do të lëvizë nga Lajpcigu tani në janar, ndërsa në verë mund të ndodhë transferimi.

Sfidanti.al