Gabimi i portierit të Mançester Junajtidit ishte i rëndë, e natyrisht janë gjëra që ndodhin, veçse për fat përfundimi ishte pozitiv. “Djajtë e kuq” fituan 3-1 ndaj Evertonit dhe u kualifikuan për në raundin e 4-ët të Kupës së Anglisë. Gjithsesi, lajmi tjetër që mori dhenë ishte që David De Gea bëri një gafë të madhe që solli golin e barazimit të përkohshëm 1-1. De Gea pati një top që po i vinte në këmbë, por papritur humbi ekuilibrin, topi iu përplas në këmbën e majtë, dhe pastaj shkoi drejt e në shtegun e Konor Koudit që e dërgoi në rrjetë. “U duk sikur De Gea kishte hedhur disa gota”, – tha duke u tallur ish-kapiteni i Junajtidit, Roi Kin, sot një opinionist.
Sfidanti.al