Laporta nuk heq dorë: Superliga Europiane mund të jetë në 2025!

Nga njëra anë, u kanë dalë kundër tifozët sidomos në Angli dhe Gjermani, po ashtu edhe klubet e tjera, si dhe UEFA. Në fund, kundër projektit të Superligës Europiane dolën edhe gjykatat e Bashkimit Europian që i dhanë të drejtë UEFA-s që të marrë masa ndaj klubeve që duan të krijojnë një konkurrim tjetër. Megjithatë, duket se Reali i Madridit e Barcelona, me gjasë edhe Juventusi apo ndonjë klub tjetër, vazhdojnë me planet për këtë garë të re. Presidenti i Barcelonës, Zhoan Laporta, shprehet se “Superliga Europiane mund të krijohet në 2025”. Nuk dihet se çfarë sigurie ka Laporta, dhe se sa ekipe mund të ketë kjo Superligë!

Sfidanti.al