Biznesi nis punën, Al Nasri gati 10-fishon ndjekësit në Instagram!

Funksionon në këtë mënyrë dhe në Riad dinë t’i bëjnë llogaritë. Një investim si ky për Kristiano Ronaldon nuk është parë kurrë më parë në futboll dhe sheikët në Arabinë Saudite dihet se do të kërkojnë të dalin jo “jek e jek”, por me fitim. Me 200 milionë euro në sezon për Kristianon, pritet rritje e madhe e të ardhurave. Kjo ka nisur me shitjen e fanelave, me atë të biletave, me sponsorët, me të drejtat televizive, por edhe me ndjekësit në rrjetet sociale. Në Instagram, klubi i Al Nasrit ka tani 7.8 milionë ndjekës nga rreth 860 000 që kishte më parë, ndërsa në Tuiter ka arritur në 3.7 milionë.

Sfidanti.al