Arda Turan pritet të largohet nga Barcelona në fund të sezonit, nga “deti kinez” i milionave thith pa fund.
Aventura e Arda Turanit në Barcelonë pritet të marrë fund gjatë kësaj vere.
Sipas Calciomercato.com, ish-anëtari i Atletico Madridit dhe Galatasarayt pritet të transferohet në Kinë.
Thuhet se dy ekipe nga Superliga e Kinës janë duke e kërkuar turkun, por emrat e tyre nuk janë zbuluar.
Edhe gjatë dimrit Turan kishte oferta nga Kina, por lojtari preferoi të qëndrojë në Camp Nou.