Benfika nuk lëviz nga “istikami”, dhe ndihmohet shumë nga fakti se futbollisti i ri shkëlqeu në Katar. Enzo Fernandezi jo më kot u shpall Lojtari i ri më i mirë i Kupës dhe Botës, dhe “shqiponjat” e Lisbonës kërkojnë respektimin e klauzolës që argjentinasi ka në kontratë, prej 120 milionë eurosh. Një klub “pa emër” anglez ka ofruar deri në 100 milionë euro, por Benfika ka refuzuar, ndërsa mediat europiane shkruajnë se Njukasëlli i sheikëve të Arabisë Saudite është gati të japë pikërisht 120 milionët që kërkohen.
Sfidanti.al