Çfarë po ndodh me “diamantin e humbur” Xhejdën Sanço?!

Ylli i marrë shtrenjtë nga Borusia e Dortmundit nuk ka qenë aspak në vete në këtë periudhë. Një futbollist i shkëlqyr si Xhejdën Sanço nuk është pjesë e Mançester Junajtidit dhe nuk pritet të angazhohet në ndeshjen e Krishtlindjeve ndaj Notingem Forestit. Arsyeja? Anglezi i ri po kalon një periudhë të vështirë në aspektin fizik dhe psikologjik. i cilësuar si një nga shpresat e mëdha të futbollit ishullor, ai u la jashtë kombëtares nga trajneri Sauthgejt për Kupën e Botës, një goditje shumë e rëndë. Në moshën 22-vjeçare ai ka shkuar në Holandë duke punuar me trajnerë të rekomanduar nga tekniku Erik Ten Hag dhe është larguar për momentin nga rrjetet sociale.

Sfidanti.al