Fjuri dhe Usik dakordësohen për duelin, promotori Arum tallet me Xhoshuan!

Dy boksierët më të mirë të botës në peshat e rënda besohet se do të përballen me njëri-tjetrin në 4 mars të vitit të ardhshëm, ndoshta në Arabi Saudite apo diku tjetër. Kampionët maksimalë të boksit profesionist, Oleksandër Usik dhe Tajson Fjuri do ta kenë betejën mes tyre që është edhe ajo që pritet më shumë në të gjithë botën. Pasi u dha ky lajmërim, për sfidën mes anglezit dhe ukrainasit, promotori i njohur i këtij sporti, Bob Arum, u tall me Entoni Xhoshuan duke thënë se “po flasim për dy njerëz të rritur, jo për fëmijë që sillen vërdallë”.

Sfidanti.al