Brajtoni i vogël me 8 lojtarë në Kupën e Botës, mbi të gjithë Mekallister!

Një skuadër që ka qenë me ulje e ngritje në futbollin anglez është kthyer në njërën nga më të spikaturat pas Botërorit në Katar. Brajtoni pati plot 8 lojtarë në fazën finale të turneut, dhe flitet për futbollistë të marrë me pak para e që do të transferohen me shuma të rëndësishme. Mbi të gjithë argjentinasi Mekallister, që doli kampion në krah të Mesit dhe që shkëlqeu në Kupën e Botës. Ai u mor për vetëm 8 milionë euro, ndërsa tani çmimi i kartonit është shumë më i lartë. Të tjerë janë Robert Sançez, Zheremi Sarmiento e Moises Kaisedo si dhe Estupinjan, Mitoma, Trosar e Lamptej.

Sfidanti.al