Deshamp: Argjentina po luante finalen e Botërorit, ndërsa ne jo!

Trajneri i Francës u tregua qind për qind sportiv pas një humbjeje të hidhur, të cilën e pranoi si të merituar. Didie Deshamp ka fituar aq shumë në karrierë sa të respektojë fituesit dhe kështu bëri. “E përgëzoj Argjentinën, – tha ai, – e meritoi. Në pjesën më të madhe të ndeshjes ishte më lart se ne. Në pjesën e parë, Argjentina po luante finalen e Kupës së Botës ndërsa ne jo. Prandaj bëra ndryshimet, ndonëse nuk dua t’i qortoj lojtarët e mi. Patëm meritë që në 30 minuta arritë të kthenim ndeshjen nga asgjëja dhe në minutën e fundit patëm topin e fitores. Për të ardhmen time nuk dua të flas tani. Kam takim me presidentin në fillim të vitit tjetër dhe do të flasim”.

Sfidanti.al