Goditje e rëndë për Superligën Europiane, BE-ja i del kundër

Drejtësia europiane ka vendosur se formati i kupave të Europës dhe i kampionateve në vende të ndryshme nuk është një shkelje e tregut të lirë dhe e të drejtës për të organizuar turne të ndryshëm. Kjo ishte përgjigja për padinë e bërë nga klubet themeluese të Superligës Europiane, mbi të gjithë Reali i Madridit, Barcelona dhe Juventusi. Kjo do të thotë se drejtësia e BE-së nuk e pengon UEFA-n që të marrë masa ndaj këtyre klubeve nëse do të përpiqen ta formojnë Superligën Europiane. Po ashtu, drejtësia europiane e cilëson një Superligë të tillë si dëmtim të ligave kombëtare.

Sfidanti.al