Makron takon francezët dhe marokenët, por fjalët e bukura i ka për Amrabatin!

Njihet si mjaft i afërt me kombëtaren. Emanuel Makron është një president sportiv, ndërsa përfaqësuesja multietnike e Francës i shkon për shtat krahut të tij politik, veçse presidenti i vendit nuk u mjaftua vetëm me vizitën në dhomën e zhveshjes së gjelave, që padyshim e bëri. Makron shkoi fillimisht të takonte futbollistët e Marokut pas ndeshje gjysmëfinale në Kupën e Botës, duke u përgëzuar për lojën e duke i thënë njërit prej lojtarëve, Sofian Amrabatit, se është mesfushori më i mirë në botë.

Sfidanti.al