Lebroni kalon Uilt Çembërlenin dhe ndjek Majkëll Xhordanin

Flasim për numrin e ndeshjeve me të paktën 30 pikë në karrierë. Lebron Xhejms u ngjit në vendin e dytë në renditjen e të gjitha kohëve për këtë element duke lënë pas Uilt Çembërlenin. Ylli 38-vjeçar i Lejkërsave ka 516 ndeshje të tilla në 1 386 ndeshje, ndërsa legjenda Çembërlen ka 515, porse në shumë më pak sfida, në 1 045, pra ka një mesatare mjaft më të lartë sesa Lebroni. Në vend të parë mbetet Majkëll Xhordani që arriti në 562 ndeshje me të paktën 30 pikë të shënuara, ndërsa luajti 1 072 ndeshje përpara sesa të tërhiqej përfundimisht në 2003. Xhordani ka mesatare më të mirë edhe sesa Çembërleni, padyshim edhe sesa Xhejmsi.

Sfidanti.al