Sa ndikoi arbitrimi në gjysmëfinale? Marokut nuk iu dha një penallti!

Kupa e Botës vërtet u organizua në Katar, dhe një vend i vogël mori përsipër të ishte pritës, veçse jo shpesh një ekip i vogël merr dhurata të tilla. Pasi Kroacia protestoi ashpër ndaj arbitrit italian Orsato për gjysmëfinalen ndaj Argjentinës së Mesit, ja ku vjen momenti i dyshimte kundër Marokut. Skuadra afrikane u dëmtua nga arbitri i cili madje i dha karton të verdhë atij që u dëmtua, Sofian Bufalit, dhe nuk mori asnjë vendim ndaj Teo Hernandezit. As VAR-i nuk ndërhyri! Një përballje të tilla ku vendosin episodet dhe ku Maroku mbajti topin 61 për qind, një moment i tillë me gjasë ishte vendimtar. Nëse do të ishte dhënë penallti dhe marokenët do të kishin barazuar, atëherë në fushë mund të kishim parë një ndeshje tjetër.

Sfidanti.al