Sport apo striptizëm, boksierja australiane harron se për çfarë po peshohej!

Ishte momenti që do të mësohej sesa kilogram rëndonte trupi i saj përpara ndeshjes në ring ndaj rivales. Flasim për boksieren australiane, Ebani Brixhs, e cila i habiti tifozët kur doli në peshore e veshur vetëm me të brendshme, madje jo me të brendshme të zakonshme, por që ishin thuajse sikur nuk i kishte. Veshjet intime ishin transparente, sidomos në pjesën e sipërme, të gjoksit dhe e tregonin thuajse të gjithin. Kjo boksiere kishte një tatuazh në bark ku tregonte gjithçka, sepse kishte shkruar “Vetëm tifozët” (Only Fans), që është një faqe e tillë ku femra të ndryshme tregojnë trupin e tyre, apo shfaqen me veprime dhe sjellje provokuese për të fituar pëlqime dhe para nga publiku mashkullor që ende paska dëshirë për të parë gjëra të tilla.

Sfidanti.al