Denveri është i frikshëm me treshen Jokiç-Marrej-Gordon!

Sezonin e kaluar nuk luajtën dot së bashku sepse njëri prej yjeve ishte i dëmtuar. Gjithsesi, Xhamal Marrej është rikthyer dhe Denver Nagetsat po e ndjejnë ndryshimin, duke qenë tani një nga skuadrat më të forta në Perëndim. Bashkë me Nikola Jokiçin dhe Aron Gordonin, ai po udhëheq ekipin në një sezon të suksesshëm deri tani. Gjithsesi, Marrej u desh të shënonte një 3-pikësh vendimtar kur kishte mbetur më pak se 1 sekondë lojë që të siguronte fitoren ndaj Portlendit, 121-120. Suksesi ishte edhe më i rëndësishëm sepse u arrit jashtë fushe, ndërsa Marrej shënoi 21 pikë, pati 5 topa në tabela e 8 asistë. Jokiç ishte më i miri dhe iu afrua tripëll dabëllit me 33 pikë, 10 topa në tabela e 9 asistë, ndërsa e humbi 6 herë topin. Gordon shtoi 20 pikë, ndërsa në listën e realizuesve ishin 9 nga 10 basketbollistët gjithsej. Denveri është në vend të 4-ët në Perëndim, vetëm 2 humbje larg vendit të parë.

Sfidanti.al