Ronaldo: Jemi të bashkuar, ka “grup armiqësor” jashtë Portugalisë!

Ne në Shqipëri e dimë se çdo të thotë ky togfjalësh, madje edhe që është keqpërdorur. Një “grup armiqësor” është një akuzë e rëndë që ka marrë njerëz “në qafë”, ndërsa Kristiano Ronaldo deklaron pikërisht kështu për ato media që po shkruajnë se Portugalia është e përçarë dhe se ai vetë është përplasur me trajnerin dhe ka dashur të ikë nga kombëtarja. “Jemi të bashkuar, – deklaron superylli, – nuk kemi asnjë problem, por këto janë lajme nga ata që janë jashtë nesh dhe që na duan të keqen”.

Sfidanti.al