Dy gjoba për federatat ballkanase në Botëror, ndonëse të ndryshme si sasi. FIFA gjobiti Kroacinë me 50 000 euro pas ofendimeve të tifozëve të saj ndaj portierit të Kanadasë, Milan Borjan. Ky i fundit është me origjinë serbe nga territoret e Krajinës (Knini), që janë pjesë e Kroacisë. Tifozët i kanë kujtuar epokën e Luftës së Dytë Botërore (ustashët) si dhe arratisjen e familjes së tij nga Knini gjatë Operacionit “Stuhia”. Për Serbinë, gjoba ishte 20 000 franga zvicerane, për shkak të hartës së Kosovës me ngjyrat e flamurit serb që u vendos në dhomën e zhveshjes së kombëtares para ndeshjes me Brazilin.
Sfidanti.al