Reali fiton garën për yllin e së ardhmes për 72 milionë euro

Është vetëm 16 vjeç, është brazilian dhe sulmues ndërsa mban veshur fanelën e Palmeirasit. Endrik cilësohet si ylli i së ardhmes në futboll dhe Reali i Madridit arriti ta fitonte garën për të, ndërsa konkurrenca ishte e madhe me Barcelonën, Paris SG apo Çelsin. Gjithsesi, Endrik nuk do të shkojë në “Bernabeu” deri në 2024 kur mund të jetë 18 vjeç. Akordi ishte për rreth 60 milionë euro, por që mund të shkojnë në 72 milionë euro në total, bashkë me klauzolat e ndryshme.

Sfidanti.al