Ai i gjuajtën spanjollët nga 1 000 penallti para Botërorit, siç ua kërkoi trajneri?!

Në Itali po gëzohen dhe po thonë se të paktën ka një ekip më të keq sesa të Kaltrit kur vjen puna tek 11-metërshat. Ky ekip është Spanja. Habia më e madhe është se përpara ndeshjes me Marokun, trajneri Luis Enrike deklaroi se i kishte këshilluar lojtarët e tij që të ushtroheshin për penalltitë. “Një vit më parë u kërkova që të bënin praktikë për këtë, – tha ai, – të bënin nga 1 000 gjuajtje”. Fakti është se ndaj Marokut spanjollët nuk shënuan asnjë prej penalltive dhe u mundën 0-3, siç i ndodhi Barcelonës ndaj Steauas së Bukureshtit në finalen e Championsit në 1986. Nuk është e qartë nëse lojtarët spanjollë i gjuajtën 1 000 penalltitë që u kërkoi trajneri dhe sërish gabuan, apo “nuk e vunë aspak ujin në zjarr”!

Sfidanti.al