Paris SG deklaron interesimin e tij për Xhud Belinghamin!

E vlerëson si një “identikit” tepër të kërkuar, dhe thotë se gara për të do të jetë e vështirë. Presidenti i Paris SG, Naser Al Helaifi, që nga Katari i tij flet për të ardhmen e Xhud Belinghamin, i cili po tërheq edhe më shumë vëmendjen në këtë Kupë të Botës. “Të gjithë e duan Belinghamin, – tha numri 1 i PSG-së, – edhe ne kemi interes, por duhet të respektojmë lojtarin dhe klubin e tij. Duhet të flasim më parë me Dortmundin”. Besohet se Borusia do të kërkojë rreth 150 milionë euro për kartonin, ndërsa për yllin 19-vjeçar të Anglisë janë të interesuar tek Reali i Madridit si dhe shumë klube të Premier Ligës.

Sfidanti.al