Eto harrove që je president federate? Si e godite me shkelm kameramanin?!

Ka qenë futbollist i madh dhe njeri gjaknxehtë, aq sa përplasej edhe me të vetët. Samuel Eto mbahet mend për golat e shkëlqyer, talentin dhe shpejtësinë fushën e lojës, po ashtu për konfliktin me Pep Guardiolën dhe largimin nga Barcelona, ndërsa sot në moshën 41-vjeçare mendohej se ishte “ftohur” ca. Në të vërtetë, nuk paska ndryshuar edhe aq shumë sepse gjaknxehtësia e tij mbetet po aq e madhe sa dikur. Edhe pse është president i Federatës së Futbollit të Kamerunit, Etoja nuk e përballoi dot sjelljen e një njeriu me celular-kamera në dorë që e filmonte kundër dëshirës së tij. Pas disa sekondash, e sulmoi dhe e goditi me shkelm! Natyrisht, njeriu që e po e filmonte ishte një provokator i vërtetë, por Etoja sot është president federate, pra si mund të sillej ashtu?!

Sfidanti.al