Kanë kaluar 3 vjet që nga ajo kohë dhe tekniku veteran sot nuk jeton më. Në 2019, portieri i Kroacisë, Dominik Livakoviç, vendosi t’i bënte një dhuratë ish-trajnerit të tij të parë, Zheljko Njezhiçit. Burri i vjetër kishte 30 vjet me makinën e tij të vjetër Ford, dhe Livakoviçi bashkë me shokun e tij Josip Çondriç i bënë një dhuratë, një makinë Opel Korsa (Corsa) dhe madje ia bënë të papritur. Trajneri, që kishte nofkën “Deda” (gjyshi) u thirr në takim dhe atje iu dhanë çelësat. Njezhiçi u prek dhe i dolën disa lot nga sytë, ndërsa deklaroi se ishte i lumtur që kishte rritur jo vetëm lojtarë shumë të mirë, por së pari njerëz të vërtetë. “Deda” u shua vitin e kaluar në moshën 76-vjeçare, dhe nuk pati fatin të shikonte mrekullitë e ish-nxënësit të tij që kualifikoi Kroacinë në çerekfinalet e Kupës së Botës në Katar pasi priti 3 penallti ndaj Japonisë.
Sfidanti.al