Pele ndoshta në “metrat e fundit” të jetës, ndërpritet mjekimi për kancerin!

Bota e futbollit mund të mbetet shumë shpejt pa legjendën tjetër të saj pasi humbi disa kohë më parë Diego Armando Maradonën. “Mbreti” Pele, që është i shtruar në spital, nuk i përgjigjet më mjekimeve të kimioterapisë për të luftuar kancerin dhe mjekët ia kanë ndërprerë atë. Tashmë, ish-sulmuesi po merr vetëm mjekim për t’i qetësuar dhimbjet në mënyrë që të mos vuajë shumë në këto momente. Në moshën 82-vjeçare, legjenda braziliane me gjasë është pranë fundit të jetës, ndërsa ka marrë mbështetje morale nga shumë anë të globit.

Sfidanti.al