Nëse Brazili ka problem dëmtimet, Uruguaj ka problem dënimet!

Një futbollist i kësaj kombëtareje mund të ndëshkohet deri në 15 ndeshje pezullim për shkak të reagimit të skajshëm pas eliminimit nga Kupa e Botës. Hoze Himenez (Gimenez) pritet të marrë një dënim shembullor, sepse një video u botua në mbarim të ndeshjes ndaj Ganës në Katar. Mbrojtësi goditi me bërryl pas koke drejtorin e konkurrencës të FIFA-s, dhe dënimi për yllin e Atletikos së Madridit mund të jetë jo më pak se 15 ndeshje me kombëtaren. Jo vetëm kaq, por edhe sulmuesi veteran Edinson Kavani, mund të dënohet, por më pak. Kjo, sepse ai goditi me grusht ekranin e VAR-it të vendosur në hyrje të tunelit të stadiumit, i zemëruar që teknologjia nuk u përdor për t’i dhënë ekipit të tij një penallti ndaj Ganës, që mund ta kishte kualifikuar.

Sfidanti.al