Për sulmuesin gjerman, tomas Myler kjo mund të jetë ndeshja e fundit me kombëtaren. “Është tërësisht nëj katastrofë, – tha ai, – Nuk e di se si të vazhdoj përpara. Nëse kjo ishte ndeshja ime e fundit, ka qenë një kënaqësi e madhe të dashur njerëz. Kemi pasur momente të shkëlqyera. Jam përpjekur të lë zemrën time në fushë në çdo ndeshje. Gjithmonë kam dashur të luaj me dashuri”. Ndërkaq, reagimet në media kanë qenë të shumta. Milimetrat na nxjerrin jashtë, shkruan “Bild”. Prestigjozja tjetër gjermane, “Der Shpigel” shkruan: Disa milimetra – e megjithatë milje kilometra larg nga më të mirat në botë. Spanjollja “Mundo Deportivo” falenderon Gjermaninë për kualifikimin, ndërsa gazeta italiane “La Gazeta dello Sport” shkruan: Gjermania, përfundon këtu!
Sfidanti.al