Mesi dhe Levandovski “bëjnë llogaritë” e Botërorit

Në përfundim të ndeshjes, në të cilën ishin përballë, dy yjet e futbollit u pikasën nga kamerat duke folur vesh më vesh, e u duk se argjentinasi po i thoshte polakut se “edhe ti u kualifikove”. Kjo, pasi Meksika u dënua nga goli i vonshëm saudit dhe nga kartonët më të shumtë të verdhë të marrë në grupe. Lionel Mesi dhe Robert Levandovski e patën një bisedë të shkurtër miqësore, ndërsa me siguri që kanë nisur të bëjnë llogaritë. Mesi dhe Argjentina do të kenë përballë Australinë në raundin e dytë, dhe në rast kualifikimi, do të ndeshen në çerekfinale me fituesin e çiftit Holandë-SHBA. Nëse kalon edhe këtë tur, Mesi mund të ketë një gjysmëfinale të madhe ndaj Brazilit. Polonia, ndërkaq, e ka më të vështirë pasi në raudin e dytë do të jetë përballë Francës, kampione të botës.

Sfidanti.al