Le të jenë 200 milionë euro në sezon, një rrogë e padëgjuar më parë në futboll. Paraja nuk është gjithçka dhe për Kristiano Ronaldon gjithçka ka qenë vetëm triumfi në nivelet më të larta. Për këtë arsye zgjodhi Mançester Junajtidin, Realin e Madridit, Juventusin e sërish Mançester Junajtidin, duke fituar në total 5 Champions, 5 Topa të Artë dhe shumë tituj në ligat kryesore të botës. Lajmi tani është që CR7 po e braktis skenën e madhe të Europës, Ligën e Kampionëve dhe kampionatet më të fortë si Premier Ligën, La Ligën, Serinë A, për të shkuar në … Arabinë Saudite. Në të vërtetë, oferta nga klubi Al Nasr është e jashtëzakonshme, 2 sezone e gjysmë dhe 200 milionë euro në sezon, që do të thotë 500 milionë euro gjithsej. As Lionel Mesi nuk i ka ëndërruar ndonjëherë këto shifra. Me gjasë, kjo gjë mund ta ketë nxitur Ronaldon që të pranojë Arabinë Saudite.
Sfidanti.al