Tërmeti ndodhi dhe nuk dihet se deri ku do ta ketë dëmin, por ndoshta gjithçka përfundon me dorëheqjet masive nga “Zonja e Vjetër”. Njerëz si ish-presidenti Andrea Anjeli dhe ish-drejtuesi Pavel Nedved, tashmë nuk janë më aty. Presidenti i ri i klubit u caktua Xhanluka Ferrero, ky është emërimi i bërë nga kompania “Eksor” (Exor). Ndërkaq, mediat italiane shkruajnë se e ardhmja e Juventusit do të mbështetet tek trajneri Masimiliano Alegri dhe tek Federiko Kerubini, që ka qenë drejtor sportiv pas Paratiçit, por që tani do të jetë drejtor i përgjithshëm i klubit. Epoka e Andrea Anjelit përfundon pas 12 viteve, me 19 tituj të fituar nga të cilët 9 në Serinë A, si dhe me dy finale të Championsit, por që u humbën.
Sfidanti.al