Nuk janë vetëm ata, por nga një grup vendesh që kritikuan organizatën drejtuese të futbollit botëror. Disa federata si ajo gjermane, angleze apo daneze (sa për të marrë ndonjë shembull) i dërguan një letër FIFA-s ku i hoqën vërejtjen për politikën e saj lidhur me mbrojtjen e të drejtave të homoseksualëve, apo edhe të të drejtave të njeriut në përgjithësi. Përgjigja e Infantinos me shokë ishte që deri tani asnjë arbitër nga Gjermania apo Anglia nuk ka drejtuar ndonjë ndeshje në Kupën e Botës. Sidoqoftë, edhe arbitrat nga vendet e “ligës” “Një dashuri” (OneLove) do të gjykojnë në Kupën e Botës. E nisi gjermani Daniel Zibert që drejtoi ndeshjen Tunizi-Australi ditën e sotme, ndërsa do ta vazhdojë anglezi Majkëll Oliver në sfidën Japoni-Kroaci të dielën.
Sfidanti.al