Belgjika mund të mos ketë Lukakun dhe Hazarin, por ka Kurtuanë!

Shpesh mjafton një lojë e fortë në mbrojtje dhe një portier në formë të madhe që të marrësh fitoren. Kështu i ndodhi edhe Belgjikës që në Katar nuk pati Romelu Lukakun në ndeshjen e parë të Botërorit, ndërsa Eden Hazari luajti pak më shumë se një orë, duke mos qenë aspak në formën e tij të dikurshme. Trajneri Roberto Martinez rrezioi me të, por gjithsesi ai pati në fushë sulmuesin Miçi Baçuai që shënoi golin e vetëm ndaj Kanadasë, por sidomos portierin Tibo Kurtua që priti penalltinë dhe bëri shumë. Kurtua mori notën 9, ndërsa Kanadaja nuk gjeti dot rrugën pas tij për në rrjetë, madje as me penalltinë që e humbi ylli i Bajernit, Alfonso Dejvis.

Sfidanti.al