Me kontratën e re koha e tij në stadiumin “Etihad” do të shkojë në 9 vjet. Pep Guardiola i ka lënë pas aventurat 3-4 vjeçare që pati tek Barcelona apo Bajerni, dhe po i ngjan “përjetësisë” së Jurgen Klopit tek Liverpuli. Kontrata e tij e re me Mançester Sitin do ta mbajë trajnerin katalanas deri në 2025 në krye të “qytetarëve” pasi pranoi një zgjatje 2-vjeçare. Jo vetëm kaq, por duket se nuk ka mjaftuar rroga prej 20 milionë paundësh stërlina (23 milionë euro), pasi mediat shkruajnë se Guardiola do të ketë rritje të pagës në klubin ku ka dalë 4 herë kampion i Premier Ligës.
Sfidanti.al