Mos vallë Mesi rrezikon fillimin e Kupës së Botës?!

Kur gazetarët u mblodhën në seancën stërvitore të Argjentinës në Katar, ata u habitën që Lionel Mesi nuk ishte bashkë me shokët. Superylli mungonte, ndërsa lajmi ishte që ai po zhvillonte stërvitje në palestër. Të gjithëve iu kujtua momenti kur ai u rrëzua në miqësoren ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), dhe pati nevojë për ndihmë që të ngrihej, ndonëse kapiteni e mbylli ndeshjen në fushë. Nga Argjentina njoftuan se Mesi u bashkua me ekipin në pjesën tjetër të stërvitjes pasi gazetarët u larguan, por gjithsesi ekzistojnë dyshimet nëse ai ka ndonjë problem fizik e ndoshta mund të rrezikojë të paktën ndeshjen e parë të Kupës së Botës.

Sfidanti.al