Ismajli kërkon një ekip të madh, Bare kërkon … golat kuqezi!

I pari e shënoi rrjetën e tij edhe pse mbrojtës dhe padyshim që ishte i kënaqur. Ardian Ismajli u bë protagonisti kryesor i Shqipërisë në humbjen 1-3 ndaj Italisë në “Arenë”, duke realizuar golin e parë historik kuqezi ndaj Të Kaltërve, por tashmë ai ka një dëshirë tjetër, Mbrojtësi i Empolit, një nga më të mirët e Serisë A këtë sezon, dhe i lavdëruar edhe nga Reja, shpreson që sa më shpejt të gjejë një skuadër më të madhe, në Itali apo në ndonjë kampionat tjetër të madh në Europë. “Unë do të vazhdoj të punoj, – tha ai, – dhe besoj se nëse punoj do ta arrij”. Nga ana tjetër, Keidi Bare, që gjithashtu luan në një ligë të madhe si në La Ligë të Spanjës me Espanjolin, më shumë se gjithçka kërkon golat. Duke komentuar diferencën mes Shqipërisë dhe Italisë, mesfushori deklaroi se “ata i shënuan rastet që patën, ndërsa ne jo, dhe në futboll fiton ai që shënon golat”. E pra, Bare kërkon golin përpara ekipit të madh.

Sfidanti.al