Pranon vështirësinë e ndeshjes ndaj Lacios, të cilën skuadra e tij e fitoi falë diturisë më të madhe në situata të tilla, por sidomos me rivendosjen e ekulibrave në ekip dhe në kthimin e besimit. Rezultati 3-0 padyshim që ka krijuar entuziazëm tek tifozët, edhe tek ata që para pak javësh donin “kokën” e Alegrit. Trajneri është i kënaqur. “Para gjashtë javësh të kampionatit askush nuk besonte tek ne, – thotë ai, – nuk ishte e lehtë të luanim ndaj Lacios. Patëm durim dhe pastaj ia dolëm me cilësinë e Di Marisë dhe Kiezës”. Ishin yjet në ekip që ndihmuan Alegrin dhe Juven e tij që të kthehet në garë. Mos ndoshta për titullin? “Napoli bën garë me veten”, – pret shkurt Masimiliano Alegri.
Sfidanti.al