Mercedesi parakalon sërish Red Bullin, Rasëll e Hamilton për fitore në Brazil!

Është një garë që premton të jetë mjaft e bukur, ndërsa sprinti i së shtunës ishte i shkëlqyer. Kjo shpikje e re e organizatorëve të Formula 1 po jep rezultat dhe po pëlqehet jashtë mase, ndërsa në Interlagos tregoi se Mercedesi është rikthyer dhe se mund të pretendojë të parakalojë Red Bullin. Nuk dihet nëse Maks Verstapeni u pengua në këtë sprint në Brazil nga gomat e tij jo të buta, apo nga mungesa e agresivitetit meqë ka dalë kampion, apo ndoshta sepse skuadra gjermane është bërë vërtet tepër e fortë. Xhorxh Rasëll fitoi “pole position”-in duke parakaluar Magnusenin dhe Verstapenin, ndërsa holandezi zbriti në vendin e katërt duke mbetur 10 sekonda prapa. Gjithsesi, ai do të niset i treti pasi Karlos Sainzi u dënua me heqje të pesë pozicioneve. Kjo do të thotë se në vijën e parë do të jetë dyshja e Mercedesit, Xhorxh Rasëll e Ljuis Hamilton. Ky i fundit, 7 herë kampion i botës, i bie që garon në vendin e tij të dytë pasi ka marrë së fundmi pasaportën si “qytetar nderi” i Brazilit!

Sfidanti.al